Мы в Telegram
Добавить новость
ru24.net
World News in Albanian
Ноябрь
2020

Biden fiton në shtetin e Xhorxhias

0
Biden fiton në shtetin e Xhorxhias

Presidenti i zgjedhur amerikan, Joe Biden, ka fituar shtetin e Xhorxhias.

Sekretari i Shtetit të Xhorxhias, Brad Raffensperger, tha se nuk kishte "asnjë dyshim" se shteti do të certifikojë fitoren e Biden, më 20 nëntor.

"Auditimi është afruar shumë afër asaj që kemi pasur në raportimin e natës së zgjedhjeve", i tha Raffensperger stacionit lokal WSB-TV, më 19 nëntor.

Më parë, rezultatet jozyrtare treguan se Biden kryesonte ndaj presidentit, Donald Trump me një diferencë të ngushtë prej rreth 14,000 votash.

Pasi shteti vërteton rezultatet e zgjedhjeve, fushata Trump ka dy ditë kohë për të kërkuar një rinumërim pasi diferenca mbetet brenda shifrës 0.5 për qind.

Megjithëse, Trump mund të kërkojë një rinumërim, Associated Press dhe rrjetet amerikane raportuan për fitoren e Bidenit në Xhorxhia.

Biden u shpall fituesi i përgjithshëm i zgjedhjeve më 7 nëntor pasi ai kaloi pragun e 270 votave të Kolegjit Zgjedhor, sa janë të nevojshme për të marrë Shtëpinë e Bardhë.

Me 16 votat elektorale të Xhorxhias, Biden tash ka 306 vota kundrejt 232 sa ka Trumpi.

Fitorja në Xhorxhia është një arritje e madhe për demokratët, të cilët nuk kanë fituar në këtë shtet që kur Bill Clinton fitoi zgjedhjet presidenciale më 1992.

Trump, i cili ende nuk ka pranuar fitoren e Bidenit, është përpjekur të mposhtë rezultatin përmes betejave ligjore në disa shtete, në të cilat pretendon se ka pasur manipulime të zgjedhjeve, pa dhënë ndonjë provë.

Një gjykatës federal më 19 nëntor hodhi poshtë një proces gjyqësor të fushatës së Trumpit që kërkonte të ndalonte certifikimin e zgjedhjeve të Xhorxhia.

Gabriel Sterling, menaxheri i sistemit të votimit në Xhorxhia, i tha Fox News se akuzat e Trumpit për parregullsi në votim përbënin "karakterizime të egra".




Moscow.media
Частные объявления сегодня





Rss.plus




Спорт в России и мире

Новости спорта


Новости тенниса
Энди Роддик

Энди Роддик: «У меня было несколько типов рака кожи с тех пор, как я завершил карьеру»






«Евразийский союз показал свою эффективность перед лицом новых вызовов»

Песков: Москва оптимистично смотрит на перспективы отношений с Ереваном

Эксперт Президентской академии в Санкт-Петербурге о реконструкции крымской Алупки

Путин сообщил о решении углублять интеграционное сотрудничество в ЕАЭС