Мы в Telegram
Добавить новость
ru24.net
World News in Albanian
Ноябрь
2020

“Gjithçka është më e lehtë” kur e dini gjuhën

0
“Gjithçka është më e lehtë” kur e dini gjuhën

Ivana Pavlloviq nga Leposaviqi, një nga katër komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës, vendosi ta mësojë gjuhën shqipe kur u zhvendos në Prishtinë dy vjet më parë, pasi gjeti një vend pune. 

"Ishte e pakuptimtë për mua të mos dija asgjë në gjuhën shqipe, duke marrë parasysh se është gjuha e shumicës që jeton në Prishtinë. Plus, gjeta miq dhe dua të di gjuhën e tyre”, tha Ivana për Radion Evropa e Lirë. 

Ajo mësoi bazat e gjuhës përmes kurseve të organizuara nga Organizata Ndërkombëtare për Migracionin (IOM), sipas metodologjisë Vocup.

Vocup është një platformë në internet për të mësuar shqip dhe serbisht, kushtuar kryesisht të rinjve, në mënyrë që të përvetësojë aftësitë themelore të bisedës midis dy gjuhëve zyrtare në Kosovë.

Ivana mendon se njohja e gjuhës shqipe është shumë e dobishme "sepse vendasit kanë një qasje tjetër kur ju e flisni gjuhën e tyre".

"Atëherë gjithçka është më e lehtë, pavarësisht nëse dini vetëm një fjalë. Nëse ata e shohin që ju e keni mësuar një fjalë, ata do t'ju ndihmojnë më shumë se nëse flisni në anglisht. Unë gjithashtu nisem nga vetja, kur shoh që dikush ka mësuar një fjalë ose dy në serbisht, ndihem më mirë sepse ai person dëshiron të mësojë diçka për kulturën time”, thotë Ivana.

Nëntëqind aplikacione

Për kursin e ardhshëm të gjuhës shqipe dhe serbe, i cili duhet të fillojë për një muaj, kanë aplikuar 900 njerëz. Për shkak të pandemisë, ai do të mbahet në internet.

Gjatë vitit 2019, nga 450 aplikantë, 228 persona morën pjesë në kurs dhe në fillim të vitit 2020, nga rreth 1,000 aplikantë, ishin 276 pjesëmarrës.

Nazmi Elezaj u regjistrua në kursin e gjuhës serbe në mënyrë që të përmirësojë njohuritë e tij rreth kësaj gjuhe.

"Njerëzit shkojnë në konferenca, simpoziume dhe seminare në të gjithë rajonin, si për shembull në Beograd, Podgoricë ose Sarajevë. Kur e dinë (gjuhën serbe), ata mund të flasin me të tjerët”, tregon Nazmi, i cili është avokat me profesion.

Boshnjakja Melida Baqevac nga Novi Pazari, por që jeton në Prishtinë, gjithashtu vendosi ta mësonte shqipen. Ajo e kuptoi se nuk mund të funksiononte pa njohuri themelore të gjuhës shqipe.

“Unë shoqërohem me shqiptarë dhe nuk mund të mos e flas gjuhën. Me të vërtetë kisha nevojë të mësoja gjuhën shqipe, mësova për Vocup dhe kjo ishte e mrekullueshme. Gjithashtu mësova gramatikë”, thotë Melida.

Baza e miqësive të reja

Shenaj Belegu jep mësim për gjuhën serbe dhe Rexho Kojiq për gjuhën shqipe. 

Belegu i tha Radios Evropa e Lirë se të rinjtë janë shumë të interesuar të mësojnë gjuhën shqipe apo serbe dhe se ata janë shumë aktivë gjatë orëve të mësimit. Në një grup, zakonisht ka 20 deri në 30 pjesëmarrës. 

"Në fund, kemi edhe disa orë shtesë ku pjesëmarrësit e kurseve të gjuhës shqipe dhe serbe njihen me njëri-tjetrin, kalojnë ca kohë së bashku dhe flasin në gjuhët e të tjerëve”, tha ajo.

Ajo është shumë krenare për pjesëmarrësit e kursit dhe i quan ata "heronj" të saj, të cilët, përveç mësimit të gjuhës, njohin njëri-tjetrin dhe kulturën, por gjithashtu krijojnë miqësi të reja.

Për tre vjet tani, Rexho Kojiq u mëson shqip dhe serbisht pjesëmarrësve të kursit të organizuar nga IOM sipas programit Vocup. Kohëve të fundit, ai tregon se për shkak të interesimit të madh kryesisht ka mbajtur ligjërata të gjuhës shqipe.

"Është e rëndësishme për ata të mësojnë se si të prezantojnë veten, të mësojnë shkronjat, numrat. Ne përqendrohemi në përgatitjen e njerëzve që të jenë në gjendje të bëjnë biseda. Plani është që t’u mundësohet njerëzve të flasin me njëri-tjetrin”, thotë ai.

"Detyrimi ynë, i ligjëruesve, është të krijojmë ura dhe bashkëpunim midis komuniteteve. Shumë nga studentët e mi kishin marrëdhënie të mira pas ligjëratave, patëm mundësinë të ndajmë përvoja. Ky po ashtu ishte synimi ynë", shton ai.

Kurset janë falas dhe platforma Vocup është në dispozicion për të gjithë ata që dëshirojnë të mësojnë serbisht ose shqip.

Çfarë është platforma Vocup?

Platforma Vocup, për të mësuar serbisht dhe shqip, u krijua rreth dy vjet më parë nga organizata joqeveritare, Qendra për Iniciativa Sociale. Për krijimin e kësaj platforme, kjo organizatë u mbështet nga ambasada britanike në Kosovë, IOM, Zyra e Komisionerit për gjuhët, që funksionon në kuadër të Zyrës së kryeministrit si dhe nga Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK).  

Platforma Vocup përmban mësime në formë të videove, shpjegime tekstuale, ushtrime dhe një fjalor të shprehjeve të reja. Është në dispozicion kudo dhe në çdo kohë përmes faqes në internet dhe aplikacioneve Android dhe iOS.

Velko Samarxhiq, kryetar i Qendrës për Nisma Sociale tha se faqja e internetit e platformës Vocup, deri më tani është vizituar nga mbi 50,000 njerëz, ndërsa grupi i Facebook ka mbi 10,000 ndjekës.

Ai tregon se gjuha serbe ose shqipe nuk mësohet në institucionet arsimore për më shumë se 30 vjet dhe shpjegon se kjo qe arsyeja që u krijua platforma Vocup, në mënyrë që njerëzit të kishin mundësinë të mësonin gjuhën e fqinjëve të tyre.

"Askush nuk mund të thotë se njohja e gjuhëve të tjera është e panevojshme”, thotë Samarxhiq dhe thekson se të rinjtë në Kosovë e shohin të nevojshme që të mësojnë gjuhën.




Moscow.media
Частные объявления сегодня





Rss.plus




Спорт в России и мире

Новости спорта


Новости тенниса
ATP

После победы в Мадриде Рублев поднялся с 8-го на 6-е место в рейтинге ATP






«Коммерсант»: экс-офицер ФСБ Фролов просил суд закрыть дело о мошенничестве

ФСБ: адъютант Гитлера заявлял, что Гитлер хотел вместе с США воевать против СССР

Ефимов: с начала года для реализации МаИП Москва предоставила 120 гектаров

Единственный железнодорожный перевозчик Латвии попросил не запрещать закупки запчастей в России и Белоруссии