Biden: Është “turp” që Trump nuk e pranon rezultatin
Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, tha se është “turp” që presidenti Donald Trump nuk e ka pranuar ende rezultatin e zgjedhjeve në SHBA. “Si mund ta them këtë me takt? Mendoj se nuk do ta ndihmojë trashëgiminë e presidentit”, tha Biden në një ngjarje në Dellauer. Mediat amerikane e kanë parashikuar fitoren e tij të shtunën, katër ditë pas zgjedhjeve presidenciale të 3 nëntorit. Por, Trump ka refuzuar të pranojë humbjen dhe, pa sjellë ndonjë provë, ka pretenduar se zgjedhjet janë vjedhur. Читать дальше...